TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Shkëlzen Berishës prokuroria do të marrë dëshminë edhe të shtetasit Nue Kalaj për llogari të hetimeve mbi privatizimin e CEZ. Mësohet se organi i akuzës ka dërguar një fletë-thirrje për Kalajn në dy adresa të deklararuara prej tij, në Francë dhe Kosovë. Nue Kalaj dyshohet sa ka bërë rolin e ndërmjetësit në privatizimin e CEZ. Mazhoranca e konsideron atë si sekser të djalit të ish-kryeministrit Berisha në negociatat për privatizimin e CEZ. Ky privatizim i shkaktoi shtetit shqiptar një dëm prej të paktën 414 milionë euro.