AKTUALITET, 25 Dhjetor 2018, 18:11

Qëllohet me armë zjarri i riu shqiptar në Itali

Qëllohet me armë zjarri i riu shqiptar në Itali
Një shqiptar është në gjendje të rëndë, pasi është qëlluar me armë zjarri në Frignano në Italisë, raportojnë mediat lokale.

Sipas të njëjtave burime, i plagosuri është një 25-vjeçar, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen me dije.

Raportohet se ai ka marrë një plumb në stomak gjatë natës dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “Moscati” në Aversa (Frignano).

Rrethanat e ngjarjes mbeten për tu zbardhur, ndërkohë që një hetim ka nisur nga policia.