TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili falsifikonte formularët për kartat e identitetit. Elmir Dashi u arrestua në Taviano, nga agjentët e komisariatit të Citta’ Bella.
Ndaj shqiptarit kishte një arrest ndërkombëtar, pasi në mesin e viteve 2010-2012, ai kishte falsifikuar në Shqiëpri formularët për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti.
Aktivitetin e tij, ai e zhvillonte nga shtëpia, por në fakt punonte për një shoqëri që prodhonte dokumenta për udhëtim.
Disa ditë më parë, policët zbuluan vendin se ku strehohej dhe i vunë prangat. Më pas ai u transferua në burgun e Lecces. Autoritetet italiane ndërkohë janë duke përgatitur procedurat për ekstradimin e tij./ Lecceprima.it/