AKTUALITET, 21 Maj 2019, 08:38

Punonin në të zezë, Zvicra iu vë ‘fshesën’ pesë shqiptarëve

Punonin në të zezë, Zvicra iu vë ‘fshesën’


Policia Kantonale e Zyrihut në kuadër të goditjeve të rasteve të paligjshmërisë ka vënë në pranga pesë kosovarë në një kantier ndërtimi, në vendin e quajtur Richterswil.

Sipas mediave vendase, arrestimi i tyre është bërë të enjten që shkoi, ndërsa rasti është bërë publik një ditë më parë.

Efektivët e policisë kanë kryer kontrolle të imtësishme në një kantier ndërtimi në Richterswil të Zyrihut.

Nga ky operacion u konstatuan se pesë shqiptarë të Kosovës nuk kishin të drejtë qëndrimi në shtetin e Zvicrës, por po punonim ilegalisht në këtë kantier. Mësohet se personat e arrestuar janë të gjithë meshkuj të moshës nga 19-33 vjeçare.

Menjëherë janë marrë masa ndaj punëdhënësit, i cili siç theksojnë mediat është me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Ai është kallëzuar penalisht dhe ndaj tij tashmë rëndojnë akuzat e punësimit ilegal të shtetasve të huaj, që nuk përmbushin kriteret ligjore për të vijuar aktivitetin e tyre ekonomik.