AKTUALITET, 5 Gusht 2021, 11:07

Punimet në Sinec, banorët e dy fshatrave përplasen me njëri-tjetrin

Punimet në Sinec, banorët e dy fshatrave përplasen me

Këtë të enjte banorët e fshatit Vodë kanë protestuar për mungesë të ujit të pijshëm.

Nga ana tjetër banorët në Lumas kanë protestuar kundër, duke mbështetur grevën e cila zhvillohet prej ditësh pasi kërkojnë pezullimin e punimeve në Sinec.

Mes banorëve të dy fshatrave ka pasur përplasje, ndërsa policia ndodhej në këtë protestë për të shpërndarë banorët.

Kujtojmë se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore një prej grevistëve, është detyruar të largohet nga greva.