AKTUALITET, 5 Gusht 2021, 10:19

Aksident në Elbasan, humb jetën fëmija 3 vjeç, në gjendje të rëndë nëna

Aksident në Elbasan, humb jetën fëmija 3 vjeç, në

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bujqës të Elbasanit. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën fëmija 3 vjeç.

Ndërkaq është plagosur rëndë nëna e të miturit, O. Maloku, e cila ka humbur kontrollin e mjetit “Ford” duke dalë nga rruga.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.