AKTUALITET, 5 Gusht 2021, 08:46

Edi Rama falenderon forcat ushtarake: Po përballen me vatrat agresive të zjarrit

Edi Rama falenderon forcat ushtarake: Po përballen me vatrat agresive

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falënderim për forcat Ushtarake e Civile.

Rama thotë se ata po përballen me përkushtim të lartë dhe profesionalizëm me vatrat agresive të zjarrit të cilat kanë ndezur jo vetëm Mesdheun.

“Mirëmëngjes me një falenderim të madh për heronjtë e forcave tona ushtarake e civile, të cilët këto ditë po përballen me përkushtim të lartë e profesionalizëm me vatrat agresive të zjarrit, që kanë ndezur Mesdheun e jo vetëm”, tha Rama.