AKTUALITET, 5 Gusht 2021, 09:31

Fluks turistësh nga Kosova për në Shqipëri, kolona e mjeteve në Vërmicë shkon deri në 200 metra

Fluks turistësh nga Kosova për në Shqipëri, kolona e mjeteve

Afrimi i fundjavës dhe java e parë e gushtit po risjell fluksin e turistëve nga Kosova drejt Shqipërisë.

Mediat kosovare raportojnë se në Vërmicë këtë mëngjes është vënë re fluks i madh me kolona deri në 200 metra të gjata.

Turistëve u duhet të presin deri në 30 minuta për të kaluar pikën kufitare Kosovë-Shqipëri.

Edhe gushti pritet që të sjellë një fluks të madh të turistëve nga Kosova që zgjedhin bregdetin e Shqipërisë për të pushuar.