AKTUALITET, 5 Gusht 2021, 09:35

Vala e të nxehtit godet Groenlandën, shkrijnë mbi 9 miliardë tonë akull

Vala e të nxehtit godet Groenlandën, shkrijnë mbi 9 miliardë

Mbuloja e bardhë akullnajore e Groenlandës ka pësuar një shkëputje masive të akullit për shkak të shkrirjes.

Sasia e akullit të shkrirë në një ditë të vetme ishte e mjaftueshme për të mbuluar Floridën në 5 centimetra ujë.

Që prej 27 Korrikut, 9.37 miliardë tonë akull kanë shkrirë në ditë nga sipërfaqja e ngrirë, dy herë më tepër se sa sasia normale gjatë ditëve të Verës.

Shkrija është shkaktuar nga rritja e papritur e temperaturave që aktualisht në Groenlandë shënojnë 20 gradë Celsius, një dyfishim nga mesatarja verore.

Temperaturat e larta të 28 Korrikut shkaktuan humbjen më të madhe të akullit brenda një dite që nga viti 1950 duke e bërë ditën e tretë në historikun e vendit që shënon shifrat shqetësuese.

Shkrirja vjetore e akullit në Groenlandë filloi në 1990, por nivelet janë katërfishuar pas viteve 2000.