TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka folur sot për herë të parë për ministrat e rinj të kabinetit Rama të cilët nuk vijnë nga radhet e Partisë Socialiste.
I pyetur nga gazetarët pse në qeverisjes nuk ka anëtarët të Partisë Socialiste, por ministra që vijnë nga jashtë kësaj force politike, Ruçi është përgjigjur se ka ikur koha e partisë shtet.
Kreu i Kuvendit ka thënë se PS në fushatë ka premtuar bashkëqeverisje me qytetarët dhe për këtë arsye po i qëndron filozofisë së alternativës së ofruar.
“Sistemi që lamë pas ishte sistemi i partisë-shtet. Sistemi që jemi është sistemi i partisë në pushtet, kjo s’do të thotë që kur është kjo parti në pushtet, s’do të thotë që të jenë anëtarët e forumeve në pushtet.
Çdo parti që vjen në pushtet, nuk vjen vetëm me votat e anëtarësisë së vet, por i duhen mbi 700 mijë vota.
Motoja e asaj partie ka qenë bashkëqeverisje me qytetaret, kështu që është brenda filozofisë se alternatives që ka marrë gjatë fushatës”, tha Ruçi.
