AKTUALITET, 27 Prill 2018, 18:30

Pse kazani mediatik i Ramës mund t’a largojë vendin nga BE?

Pse kazani mediatik i Ramës mund t’a largojë vendin nga BE?

Do të ishte e ekzagjeruar të thuhej se Shqipëria mund të ngelet në klasë në përparimin drejt BE, vetëm për shkak të mediave që shpifin pa të keq për llogari të pushtetit. Vendi ka probleme ku e ku më të mëdha me drogën, krimin dhe korrupsionin, sa hallet e pushtetit të katërt nuk mund të ngrihen në vend të parë.

Por gjithësesi ajo që i ka ndodhur Edi Ramës në Berlin është një leksion i mirë. Një e nga një deputetët e Bundestagut janë ngritur dhe i kanë kërkuar llogari kryeministrit shqiptar se pse mediat afër tij, ato që financohen dhe mbahen nën sqetull nga pushteti, kanë shpifur dhe hedhur baltë mbi kolegun e tyre Gunter Krishbaum. Për çdo deputet gjerman ashtu sikurse për çdo njeri normal të lirë dhe mendje hapur është e pa paranueshme që kur dikush nuk bie dakord me idetë apo pikpamjet e tua, ai të etiketohet si agjent i serbëve apo i paguar nga Rusia.

Kështu e konsideruan mediat proqeveritare Krishbaum dhe janë po ato media që vazhdojnë të prodhojnë lajme edhe sot sikur Merkeli i ka thënë “PO” Ramës për hapjen e neogociatave, ndërkohë që edhe Reuters edhe Deutche Ëelle shkruajnë të kundërtën.

Natyrisht, përpara parlamentarëve gjermanë Rama bëri të urtin, i kërkoi falje deputetit të CDU-së dhe e mohoi lidhjen me ato media që gjithë ditën të shurdhojnë veshët me propagandën e tij.

Por kjo ngjarje që ndodhi në Bundestag n’a tregon dy gjëra.

Së pari se kujt i përkasin mediat që shqpikin, fabrikojnë, transformojnë realitetin dhe sulmojnë apo denigrojnë kritikët e qeverisë. Kjo histori, që e detyroi kryeministrin të kërkojë ndjesë (gjë që se bën kurrë në Shqipëri) shërbeu për të demostruar se ai që bërtet gjithë ditën kundër kazanit mediatik, është mbështetësi, financuesi dhe përkrahësi i këtyre lloj portaleve dhe TV-ve.

Së dyti ky incident, të cilin edhe sipas Deutche Ëelles parlamentarët gjermanë e kishin imtësisht të dokumentuar, tregoi se çfarë çmimi të lartë mund të ketë çeta mediatike e Ramës për imazhin e vendit. Disa nga deputetët që ishin në atë seancë, ndoshta nuk ishin të informuar sa ç’duhet për ato që ndodhin në Shqipëri. Por kur u vunë përballë fakteve dhe provave të kësaj fushate denigruese të denjë vetëm për regjime erdoganesko – putiniane, e ndjenë për detyrë që të rreagojnë.

Pra një gjë është e qartë lufta e ndyrë ndaj individit Krishbaum, që u programua në zyrën e kryeministrit në Tiranë, n’a ka dhuruar më shumë armiq në Berlin. Dhe pikërisht ky është fakti që tregon se sap o i shërben skota e kryerilindasit, integrimin europian të vendit.

©Lapsi.al