TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike mbledh të dielën Kuvendin Kombëtar. Por zërat kritikë me kryetarin Basha nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen, me përjashtim të Eduard Selamit, i cili pritet që të mbajë edhe një fjalë në këtë Kuvend. Kështu, nuk do të marrin pjesë Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Jozefina Topalli e Arben Imami. Ata thonë se ky kuvend i demokratëve nuk do të sjellë asgjë të re, pasi nuk parashikohen diskutime për statutin. Ky i fundit do të lexohet nga sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe më pas do të hidhet në votim para delegatëve. Pas miratimit të statutit, Partia Demokratike do të nisë një proces ristrukturimi të thellë në bazë, nga seksionet e deri tek kryetarët.