AKTUALITET, 12 Qershor 2021, 08:38

PS do të mbledhë sot Kongresin e partisë në stadiumin “Air Albania”

PS do të mbledhë sot Kongresin e partisë në stadiumin

Ditën e sotme Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin.

Ashtu sikurse është bërë me dije aktiviteti do të nisë në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Kongresi përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të PS, e cila në vitin 1991 u konvertua nga Partia e Punës në Partia Socialiste e Shqipërisë.

Një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla duke zbuluar detaje për mediat tha se do të nisë me punimet me përkujtimin e figurave të saj kryesore që kanë dhënë kontribut në 30 vite dhe më pas në pjesën e dytë do të prezantohet vizioni për Shqipërinë 2030 dhe objektivat për mandatin e radhës.

“PS e Shqipërisë feston 30-vjetorin e saj dhe urimet nuk bëhen dot sot.

Ky është një moment historik në rrugëtimin e PS që gjatë 30 viteve ka një kontribut të veçantë në jetën politike të vendit.

Nuk i ka bërë asnjëherë dëm interesave të vendit por ka investuar në favor të demokracisë dhe çuarjen përpara të ëndrrës së anëtarësimit në BE. Pjesa e parë e kongresit do i dedikohet këtij rrugëtimi 30-vjeçar.

Duke kontribuar tek PS të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri evropiane.

Do të ketë përshëndetje dhe mesazhe. Në pjesën e dytë të kongresit do të prezantojmë vizionin e Shqipërisë 2030 me një prezantim të përmbledhur të objektivave për mandatin e radhës qeverisës”, u shpreh Balla.