TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave LGBT, ka publikuar mesazhet dhe komentet kërcënuese të disa personave të panjohur në drejtim të saj, ku bëhet thirrje për vrasje, përdhunim dhe akte dhune ndaj saj dhe anëtarëve të këtij komuniteti.
Këto kërcënime, vijnë pas një debati dhe "histerie" kolektive në rrjetet sociale, të nxitur nga disa media, që publikuan artikuj spekulativë dhe të pavërtetë, me tituj të natyrës, "Komuniteti LGBT kërkon heqjen e fjalëve nënë dhe baba", të pasuara edhe nga reagime të personazheve publikë. Karaj ka sqaruar se askush nga ky komunitet nuk e ka bërë kurrë këtë kërkesë apo sugjerim dhe se bëhet fjalë për një manipulim mediatik, që më pas ka nxitur një lumë komentesh denigruese dhe që nxisin urrejtjen ndaj këtij komuniteti.
"Si mund të hapësh një debat publik mbi familjet LGBTI dhe të vendosësh titullin e artikullit: Komuniteti LGBTI kërkon të hiqet nga përdorimi fjala NËNË, ndërkohë që komuniteti ynë nuk e ka kërkuar KURRË dicka të tillë. Ne kërkojmë që fëmijët që lindin nga ciftet e së njëjës gjini të gëzojnë të drejtën e regjistrimit, mënyrën si do regjistrohen le ta gjejë dhe propozojë shteti shqiptar.", shkruan Karaj.
Reagimi i plotë i aktivistes:
"Prej tre ditësh fle dhe zgjohem me inboxin e rrjeteve të mia sociale të mbushura me komente të tilla.
Ky është shembulli konkret se cfarë sjell gazetaria e bërë keq, gazetaria që nuk informon por keqinformon për të fituar disa klikime më shumë në kurriz të jetëve të njerëzve ose komuniteteve.
Si mund të hapësh një debat publik mbi familjet LGBTI dhe të vendosësh titullin e artikullit: Komuniteti LGBTI kërkon të hiqet nga përdorimi fjala NËNË, ndërkohë që komuniteti ynë nuk e ka kërkuar KURRË dicka të tillë. Ne kërkojmë që fëmijët që lindin nga ciftet e së njëjës gjini të gëzojnë të drejtën e regjistrimit, mënyrën si do regjistrohen le ta gjejë dhe propozojë shteti shqiptar.
Si mund të shkruani tituj sensacionalë duke e ditur se cfarë histerie sociale mund të shkaktojë një lajm i pavërtetë si heqja e fjalës NËNË në një realitet ku personat LGBTI stereotipizohen dhe diskriminohen sistematikisht?
Po ju që jeni personazhe publike, disa prej të cilëve dhe mbrojtës të drejtave të njeriut, si mund të përforconi këtë lajm të pavërtetë, përmes statuseve që vazhdojnë të keqinformojnë dhe nxisin urrejtjen, ndërkohë që mund të informoheshit pak më tepër dhe të ktheheshit në katalizatorë të një debati konstruktiv?
Si mund të jesh njeri kaq i ligë dhe profesionist kaq i keq sa të krijosh një ndasi mes njerëzve që sjell kërcënime, dhunë psikologjike dhe fizike ndaj një komuniteti njerëzish që në fund të fundit janë motrat, vllezërit, kushërinjtë, kolegët tuaj?
Në një shoqëri ku dhuna është kryefjala, vetëm dashuria dhe solidariteti mund të jenë përgjigja".
Mesazhet dhe komentet kërcënuese, të publikuara nga Karaj:
