TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rezultatet e dokumentarit të gazetarit Mentor Kikia kanë treguar sipas tij se shoqëria shqiptare nuk ka mendim të pavarur. Duke e cilësuar këtë si handikap, Kikia tha përmes emisionit “Arnautistan” në MCN TV, se duhet të ketë një kategori të shoqërisë që të jetë e zhveshur nga interesat e pushtetit dhe të mendojë qartësisht. Sipas tij personazhet publikë e kanë detyrë të mbajnë qëndrime pa pasur frikë nga pushteti.
“Në dokumentar jam përpjekur të ngre rolin e klasës inteligjente në Shqipëri dhe nga njerëzit që kam pyetur më rezulton se nuk kemi një mendim aktiv të pavarur. Duhet të ketë një kategori të shoqërisë që është e zhveshur nga interesat e pushtetit dhe të mendojë qartësisht. Ne jemi gazetarë dhe e hasim vështirësinë për të gjetur një zë që të mund të mendojë ndryshe, të gjithë tremben. Ka një kategori njerëzish që në momentin që janë publikë e kanë për detyrë të mbajnë qëndrime”, tha Kikia.