AKTUALITET, 11 Qershor 2021, 18:24

Pranga shqiptarit në Torino, u kap me gjashtë kilogramë kokainë në makinë

Pranga shqiptarit në Torino, u kap me gjashtë kilogramë

Arrestohet njw shqiptar në Itali, pasi u kap me gjashtë kilogramë kokainë në makinë.

Guardia di Finanza e Torinos ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar pasi gjatë kontrollit në makinë kanë sekuestruar gjashtë kilogramë kokainë.

Shqiptari, me vendbanim në Torino, është ndaluar për kontroll në afërsi të zonës së quajtur Corso Moncalieri. Policia fillimisht e kishte ndaluar atë për një kontroll rutinë, por sjellja nervoze e shqiptarit, ka bërë që ata të angazhohen në një kontroll të detajuar.

Pakot janë gjetur të fshehura me një qese, në të cilën ishte stampuar logo e një marke tepër të njohur.

Sipas autoriteteve, nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte rreth 500 mijë euro.Tashmë raportohet se 32-vjeçari është arrestuar nga policia dhe për fatin e tij, pritet të vendosë gjykata.