AKTUALITET, 11 Qershor 2021, 18:51

Lajmëroi rikthimin, Sali Berisha u jep një mesazh të koduar demokratëve para zgjedhjeve


Vetëm një ditë pasi deklaroi publikisht se “kurrë nuk thuhet kurrë’, përsa i përket rikthimit si udhëheqës i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me dy gishtat lart i rrethuar nga simpatizantë.

Fotoja ngjall kujtime dhe jep një mesazh të koduar ndaj demokratëve, që të dielën do të votojnë për kreun e partisë.

“Nje pershendetje te perzemert! Sb”, shkruan Berisha.