AKTUALITET, 10 Prill 2019, 16:39

"Provokimi" i Fleckenstein: Dyert, të hapura për PD-në, jam zhgënjyer nga LSI-ja

"Provokimi" i Fleckenstein: Dyert, të hapura për PD-në,


Eurodeputeti Knut Fleckenstein nga tavolina e Këshilli Kombëtar të Integrimit Europian është shprehur mjaft i zhgënjyer nga partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryetarja e saj Monika kryemadhi.

“Nuk dua të nixs më tej tension në situatën e krijuar në Tiranë. Jam i kënqur që Këshilli Kombëtar po vijon punën e tij. U zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së, për arsye se ajo tha vetëm një fjali në fund të takimit.

Ata e kanë marrë vendimin e tyre, që në Shqipëri ka nevojë për ndërrim pushteti, dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në bruksel dhe ata që janë Shqipëri duhet ta kuptojnë se në cilën anë ndodhet secili prej nesh,”- tha eurodeputeti Fleckenstein.