TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dalë një konferencë për shtyp, pas grabitjes spektakolare që ndodhi ditën e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit.
Ministri nuk mori asnjë përgjegjësi mbi vete, por akuzoi kompaninë koncesionare që ka dështuar me sigurimin e aeroportit dhe gjithashtu lëshoi akuza ndaj opozitës, sepse kjo e fundit ka kritikuar policinë e Shtetit.
Edhe pse grabitësit janë larguar në drejtim të paditur bashkë me 10 milionë euro, Ministri duket se nuk ndjen asnjë përgjegjësi për dështimin e policisë, për t'i neutralizuar ata, edhe pse në momentin e arratisjes janë angazhuar forcat speciale dhe helikopterë.
Në raste të tilla, kur siguria e aeroportit të vetëm të vendit, është thyer në mënyrë flagrante, pritej dorëheqja e Ministrit dhe vartësve të tij, të cilët kanë dështuar të mbrojnë një objekt me rëndësi të madhe dhe jetike për vendin.
"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në Rinas, nuk ka funksionuar sistemi i sigurisë së koncesionarit. Kompania kineze e sigurisë ka dështuar në misionin e saj. Nuk është sinjalizuar policia për rastin, edhe pse duhej bërë. Koncesionari nuk ka vepruar siç duhet, duke mos njoftuar policinë. Por policia ka vepruar me vendosmëri duke kryer misionin e saj. Forcat policore kanë vepruar në vend dhe më tej dhe sot kemi prova materiale të rëndësishme. Grupi hetimor ka prova me rëndësi për ngjarjen. Do të merren masa për të ruajtur sigurinë kombëtare", tha Sandër Lleshaj.
/TPZ.al/
VIDEO:
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/367393663861723/
