TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa njëri prej pesë grabitësve të vjedhjes spektakolare të 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit mbeti i vrarë (Admir Murataj) në shkëmbimin e zjarrit me policinë, në terren vijojnë kontrollet e imtësishme për kapjen e katër të tjerëve.
RENEA ka mësyrë në fshatin Dritas që ndodhet pranë Tapizës, aty ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët. Pikërisht në këtë zonë u gjet edhe makina e tretë e djegur.
Deri më tani janë kontrolluar disa banesa, por edhe një magazinë, por ende nuk është gjetur diçka e dyshimtë, që të ketë lidhje me grabitjen.
Në terren ka zbritur edhe vetë drejtori i policisë kriminale, Tonin Vocaj si edhe ai i Durrësit, Alfred Çepe.