AKTUALITET, 10 Prill 2019, 16:33

Aksidenti tragjik në Shkodër, humbën jetën dy gra (FOTO)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistuar rreth orës 15:00, në aksin Shkodër – Tiranë, pranë fshatit Kryebushatit. Dy gra raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasjes së dy mjeteve “Nissan” dhe “Audi”. Përplasja e automjeteve ka qenë mjaft e fortë, pasi të dy kanë përfunduar në kanal.

Viktimat janë të moshës 40-45 vjeçe, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre. Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendgjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkaqet e aksidentit që përgjaku rrugët në kryeqendrën e veriut.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.