TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Alban Dudushi debatoi me nënkryetarin e PD-së, Luçiano Boçi gjatë emisionit Të Paekspozuarit në Vizion Plus, për mbështetjen që PD u jep studentëve protestues.
Pjesë nga biseda
Dudushi: Kjo lëvizje është padiskutim që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe antiestablishment dhe ti zoti Boçi duhet ta dish se je pedagog. Në Shqipëri dhe në vendet e tjera perëndimore, kanë të njëjta referenca kulturore, nuk kanë humbje kohe si në kohën tonë. Por dëgjojnë atë që del tani. Ka një kulturë të Gen Z, kultura antiestabliment është kudo. E kanë perspektivën të zymtë, në krahasim me ne. Në shoqëritë e pasura këta e ndjejnë veten të përjashtuar. Sepse edhe ne jemi shoqëri më e pasur se ç’kemi qenë. Edhe në debatet që kemi patur me studentët, thonë le të ikin këta pastaj e zgjidhim. Ky është ngërçi ku jemi futur. Këta kërkojnë të ikin, Rama, Berisha, partitë e vjetra. Ata ju kërkojnë edhe të ikni dhe të rrini. Ju u fërkoni kokën se ju pëlqen që të ikë Rama.
Boçi: Nuk ëhtë kjo matematika politike. Kjo dallgë ka edhe pasojën e vet. Ne kërkojmë që të kalojmë në qeveri teknike, janë baraz me ne. Jetojnë në një familje që kanë problemet e tyre. Kush tha se ata nuk ofrojnë zgjidhje politike?
Dudushi: Ja keni bërë qeverinë teknike dhe ata do t'ju shohin po ju që ishit...
Boçi: Jo ne që ishim se nuk votohet për fytyrat, por për vizionin.
Rakipi: Po vizionin dy figura e kanë Sali Berisha dhe Edi Rama.