AKTUALITET, 20 October 2026, 22:10

Abilekaj: Rama nuk gëzon më mbështetje, zgjidhja politike me një qeveri kujdestare mund ta sjellë sërish në pushtet 

Abilekaj: Rama nuk gëzon më mbështetje,  zgjidhja politike me

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus u shpreh se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të lejojë një zgjidhje politike. 

“Studentët e kanë parakusht rrëzimin e Ramës nuk hyjnë te kushtet e negociueshme.

Ata mund të kenë një përfaqësi të tyre mund të bëjnë edhe parti politike. 

Studentët nuk pranojnë qeveri kujdestare. 

E provuan më shumë se 4 muaj me protestën paqësore nuk ndodhi dhe tani erdhi faza të bëhet e dhunshme.

Nëse Rama ka menduar të rrijë 3 vjet kështu nuk është qeverisje. Nëse kjo arrin deri në këtë nivel çështja, një kryeministër i përgjegjshëm e hap rrugën dhe jep zgjidhje politike. Ajo zgjidhja politike me qeveri kujdestare mund të sjellë sërish Ramën në pushtet dhe të vazhdojë, se ai nuk gëzon më mbështetjen”- tha Abilekaj.