TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Plarent Ndreca, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh se mënyra e zgjedhur për të larguar kryeministrin Rama me protesta të dhunshme është një precedent i rrezikshëm për qeverinë pasardhëse. Sipas tij, zgjidhja politike do të bëhet në Kuvend.
“Kërkesa e protestuesve është thelbësisht politike. Sigurisht që mënyra që kanë zgjedhur, jo për të sotmen pasi ishte paqësore, por mënyra e zgjedhur me protesta të dhunshme, cenimi i pronës publike dhe private, nuk mund të pranohet për të zëvendësuar një kryeministër. Është precedent i rrezikshëm edhe për qeverinë pasardhëse.
Mund të çohet opozita pasardhëse dhe të kërkojë të njëjtën gjë. Nga pikëpamja kushtetuese, beteja kryesore me zgjidhje politike bëhet në parlamentin e Shqipërisë.
Ose do të ketë zgjidhje politike që është vetë kryeministri dhe qeveria që të thonë se janë në pamundësi qeverisje që mund të çojnë në tërheqje politike. Në kushtet aktuale, kur mazhoranca ka numra në Kuvend, ka një qeverisje solide, nuk shoh një zgjidhje nga pikëpamja kushtetuese.
Zgjidhjet politike nuk përjashtohen, nund të jetë kryeministri që ofron zgjidhjen e tij.
Nuk besoj se ka zgjidhje nëpërmjet dhunës.
Në protestë kanë hyrë edhe pedagogët, besoj se është një shenjë e mirë që protesta të ketë më shumë arsye, të jetë më e artikuluar, të ketë kërkesa që mund të shtrohen në tavolinë. Nëse vijohet me kërkesa ekstreme nga pikëpamja politike, nga pikëpamja e zgjidhjes, pra si do të dorëhiqet kryeministri. Dorëheqja është akt individual vullnetar. Duhet të jetë vetë kryeministri që dorëhiqet. Ose është dorëheqja nëpërmjet një instrumenti që Kushtetuta e përcakton.
Ose në një formë, që e kthen jetën politike, shoqërore dhe sociale, në atë pikë që qeveria e ka të pamundur të qeverisë”- tha Ndreca.