AKTUALITET, 17 October 2026, 17:44

Protestuesi “Spider-Man”, me shpejtësi 'rrufeje' i riu arrin të hipë mbi autobotin e ujit të policisë që ishte në lëvizje

Protestuesi “Spider-Man”, me shpejtësi 'rrufeje' i

Ky është një i ri protestues, i cili me shpejtësi të “rrufeshme” ka arritur të hipë mbi autobotin e ujit të policisë. Ky moment u shënua në bulevard, në një çast kur situata ishte tejet e agravuar, ku policia dhe protestuesit nuk po ndalnin sulmet ndaj njëri-tjetrit.

Policia tentonte t’i largonte protestuesit me ujë me presion, gaz lotsjellës, por edhe duke hedhur gurë. Këta të fundit u përgjigjeshin vetëm me gurë, si e vetmja “armë” në duart e tyre.

I riu, i cili hipi mbi autobot, që në ato çaste ishte në lëvizje, qëndroi për pak sekonda dhe më pas zbriti sërish vetë, pa u lënduar.