AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 21:59

FOTO/ Berisha zbulon detajin që bashkon Ramën, Thaçin, Vuçiçin dhe Batonin

FOTO/ Berisha zbulon detajin që bashkon Ramën, Thaçin,

Është tashmë e njohur përplasja mes ish-kryeministrit Sali Berisha me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe gazetarin Baton Haxhiu. Prej më shumë se një viti akuzat mes tyre nuk kanë munguar në çdo studio televizive apo rrjetet sociale.

I fundit është Berisha që ka publikuar një foto ku duket presidenti serb Aleksandër Vuçiç, homologu i tij në Prishtinë, Hashim Thaçi, kryeministri Rama dhe gazetari Baton Haxhiu. Sipas Berishës ata tashmë i bashkon edhe lloji i atleteve që veshin.

“Një fotomontazh që flet sa të gjitha takimet e tyre të fshehta! Argatët jo vetëm kokën por edhe këmbët, një me padronin e tyre!” – shkruan Berisha.