AKTUALITET, 24 Korrik 2019, 12:36

Protesta tek Teatri, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama: Se merrni dot peng vendin

Protesta tek Teatri, reagon për herë të parë kryeministri

Pas protestës së artistëve për mbrojtjen e Teatrit, ka reaguar për herë të parë kryeministri Edi Rama.

Reagimi i plotë:

Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam.Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë