AKTUALITET, 24 Korrik 2019, 12:25

Përplasja tek Teatri, reagon Veliaj: Tallashi nuk i ngjan asnjë teatri, Tirana do të fitojë


Pas protestës së zhvilluar sot nga artistët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka ardhur edhe reagimi i parë nga Kryetari i Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj me anë të një reagimi ka ironizuar Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Reagimi i Erion Veliaj:

“Lajm i mire qe pas kaq vitesh teater ne politike, LB shkon per here te pare ne Teater – dhe s’besoj tallashi i ngjan ndonje teatri ne Hollande, ku me i fundit eshte Theatre de Stoep! Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitoje serish!”, shkruan Veliaj.