AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 15:12

Protesta në orën 17:00, Policia dërgon autoblindat te Parlamenti

Protesta në orën 17:00, Policia dërgon autoblindat te Parlamenti

Nuk janë vetëm partitë opozitare që janë mobilizuar për të protestuar sot, në orën 17:00, përpara Parlamentit. Edhe Policia e Shtetit ka marrë masat dhe po dërgon te ky institucion autoblinda dhe mjete të tjera të rënda.

Protesta e sotme e opozitës nuk ishte planifikuar, por u thirr pas vendimit të Gramoz Ruçit për të zhvendosur nga e enjtja në të martë seancën parlamentare.

Në protestën e organizuar një javë më parë, qytetarët treguan maturi dhe nuk u përfshinë në asnjë akt dhune.