AKTUALITET, 12 Dhjetor 2020, 20:18

Protesta në Durrës, shoqërohen katër persona, procedohen për organizim të paligjshëm

Ndonëse ka qenë një protestë kryesisht paqësore, katër persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit.

Ata janë proceduar për organizim të paligjshëm dhe dëmtim të pronës.

Dhjetëra të rinj marshuan edhe sot në Durrës për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia ku me sa duket ka pasur dhe disa dëmtime të koshave e sinjalistikë.

Më pas protestuesit u ulën para drejtorisë së Policisë Durrës për një manifestim paqësor.