TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një numër i konsiderueshëm qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Ata mbajnë në duar pankarta dhe kanë bërë thirrje ndaj policëve që të heqin kapelet dhe të bashkohen me ta. Prezente janë edhe forcat e policisë si dhe një autobot uji që mund të përdoret për shpërndarjen e turmës.
Më herët, makinat e rënda të policisë kanë “pushtuar” rrugët e kryeqytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve. Institucionet po ashtu janë rrethuar nga barriera metalike, ndërkohe që ato mbrohen nga forcat e rendit. Protestat nisën pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.