TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Regjisori Edmond Budina, i pranishëm në protestën për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, deklaroi se përdorimi i fjalës “halabak” nga Rama dhe të tijtë është një shprehje tepër anormale.
Budina tha me ironi se nëse ata që protestojnë janë halabakë, edhe ai është një ndër ta. Ai shtoi se ka dalë të protestojë kundër pushtetit fashist të Edi Ramës.
“Jam protestues. Unë jam një nga halabakët. Jam halabak që proteston kundër këtij psuhteti fashist kriminal. Policia erdhi në shashka dhe mbyti njerëzit në gaz. ne jemi grup njerëzish që mbrojmë teatrin dhe ata lëshojnë tymuese, për të vrarë njerëzit, për të krijuar terror.
Ne 3 vjet e treguam më së miri me kulturë dhe dashuri dhe ata vetëm dhunën dinë. Unë protestoj për demokracinë në Shqipëri. Dhuna prodhon dhunë, Rama prodhon dhunë. Edhe Lleshaj prodhon dhunë, thotë se njerëzit janë të droguar, ta bëjë Rama i pari testin e drogës”, tha Budina.
