TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Klodi Leka
Kjo qe po zjen ne Tirane keto dite, filozofi Slavoj Zizek e ka quajtur “revolte e nivelit zero” dhe nuk eshte shpikur ne provincen tone mjerane, por ne boten demokratike, ne Parisin e 2005-s.
Pra jane revolta te pa-racionalizuara, pa artikulim, pa nje kauze te veçante, per çka akuzohen edhe te rinjte e rruges. Ajo eshte revolte totale, ndaj gjithçkasë, ndaj realitetit, ndaj ndrydhjes se perditshmerise.
Arsyet jane te shumta dhe te parrokshme ne nje arsye te vetme. Qe prej dhunes se babait te pire e pa pune, dhunes se policit dhe mesuesit, dhunes se seksit e kultures etj. Individi thjesht del jashte kontrollit, shfren mllef e hungerime, qofte dijetar ne Sorbone e qofte lumpen Laprake.
E mira e kesaj proteste ne nivelin zero eshte se nuk mund te kapet e te kontrollohet nga pushteti.
Por ne dallim prej provinces sone mjerane, intelektualet dhe shtetaret e botes demokratike perpiqen te kuptojne qytetarin dhe situaten, te ndertojne pikepyetje, te intelektualizojne, jo te ndersejne Frrok Çupin ne studio televizive si qen te terbuar ne prag te ngordhjes. Kjo eshte diferenca.
Dhe per sa kohe Edi Rama nuk do ta kuptoje situaten por del te recitoje vjersha si nje poet i dobet mejhanesh, thjesht po i ben varrin vetes. Dhe une jam shume i lumtur per kete.