TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama ka zgjedhur pikërisht momentin kur në Tiranë protestohet, për të prezantuar hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Në ERTV-në e Edi Ramës, ka nisur një prezantim i këtij projekti, ndërkohë që policia vijon përleshjen me protestuesit në rrugët e Tiranës.
Gjatë protestës së sotme është hedhur gaz lotsjellës dhe policia vijon të shoqërojë të rinjtë nëpër komisariate, në disa raste edhe pa asnjë arsye.
Kjo është protesta e katërt për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj. Protestuesit kërkojnë largimin e Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Policisë.
Ndërkohë që në rrugët e Tiranës vijon dhuna e shfrenuar ndaj protestuesve, Edi Rama sqaron për publikun, ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
"Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Një projekt ambicioz, i cili plotëson rrjetin infrastrukturor drejt jugut të vendit duke lehtësuar aksesin dhe rritur sigurinë në udhëtim. Një vepër e cila i përgjigjet strategjisë sonë të turizmit duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut për të gjithë vizitorët vendas e të huaj, si dhe duke i dhënë hov zhvillimit të mëtejshëm turistik të rivierës shqiptare", shkruan kryeministri ndërkohë që në ERTV transmetohet ky event.
Më poshtë shihni se ç'po ndodh në rrugët e Tiranës! /TPZ.al/
FOTO: