TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti opozitar, Lefter Maliqi, në një reagim të tijin në rrjetet sociale, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas protestave dhe djegies së selisë së në Shkodër, shkruan se "Kryeterroristit të Boko Haramit, po ‘i këndojnë kumrijet’; Protestat e Opozitës dhe 2 Marsi, tani i duken ‘lule’; Në vend të reflektimit, Kryediktatori urdhëron Kryepolicin të dhunojë e arrestojë të rinjtë… Djegia e selisë së PS-së në Shkodër, është fillimi i shuarjes tënde dhe mavive të tu, më 25 Prill"
Postimi i plotë
Kryeterroristit të Boko Haramit, po ‘i këndojnë kumrijet’; Protestat e Opozitës dhe 2 Marsi, tani i duken ‘lule’; Në vend të reflektimit, Kryediktatori urdhëron Kryepolicin të dhunojë e arrestojë të rinjtë…
Të dashur miq!
Ajo që pamë sot në Shkodër, dëshmoi dhe vulosi, se nuk mund të bëhet më ‘Pazar’ me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Si në këto 8 vite qeverisje që thoshte përditë fajin e ka Sali, apo fajin e ka opozita, edhe sot, Rama dhe kompania e tij, fajësuan lidershipin e Opozitës si autorë të protestave.
E vërteta është, që Kryediktatorit po ‘i këndojnë kumrijet në kokë’, pasi nuk e kishte menduar kurrë që do jepte llogari para 25 Prillit.
Kryediktatori i Rilindjes i mori me të qeshur portestat e Opozitës, apo ‘2 Marsin’ e Presidentit, dhe tani ato po i duken ‘lule’ para shpërthimit të rinisë që ‘do marrë para’ edhe vetë atë.
Në vend që të reflektonte pas ngjarjes tragjike të 8 Dhjetorit, ky njeri urdhëron Kryepolicin që duhet të largohet, Ardi Veliu, të porosisë policët që të ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve në protestë, ti tërheqin zvarrë, ti gjakosin e ti arrestojnë.
Kryeterroristi i Boko Haramit, është vetë vetë ky njeri, që ka terrorizuar, sakatuar e plaçkitur, Shqipërinë dhe shqiptarët në këto 8 vite.
Qeverisja me batuta, fushata me shallvare, dhe mandati me tepsi e timon, kanë marrë fund.
Djegia e selisë së PS-së në Shkodër, është fillimi i shuarjes tënde dhe mavive të tu, më 25 Prill.
8 vite, ti Ramzi ke qeshur, shqiptarët kanë qarë, është koha për të kundërtën. PRANOJE DHE LARGOHU!