AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 22:21

Kapen me 300 kg drogë dhe arrestohen tre persona, policia mban të fshehtë ngjarjen

Kapen me 300 kg drogë dhe arrestohen tre persona, policia mban të

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona, të cilët akuzohen për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Burime i thanë “Faxweb.al”, se ata janë kapur me rreth 300 kilogramë drogë e llojit kanabis sative, por policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen.

Ndonëse 3 shtetasit me inicialet shtetasit A.C, E.K, dhe M.A janë arrestuar dje, policia ka njoftuar këtë vetëm mbrëmjen e sotme.

Ja çfarë thuhet në njoftimin e policisë:

“Në kuadër të një plan operacioni, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A.C, E.K, dhe M.A, për veprën penale trafikimi i narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.”