AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 08:44

Protesta e studentëve, policia procedon 25 person, mes tyre një pedagogu i njohur dhe Robert Aliaj

Policia ka proceduar 25 persona, pjesë e protestës së studentëve të zhvilluar prej një jave para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Sipas ‘News 24’ mes të proceduarve janë edhe pedagogu Edmond Tupja, si dhe kantautori dhe artisti i njohur Robert Aliaj.

Po ashtu, mes tyre janë proceduar edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike, por ende nuk janë identifikuar emrat e tyre.

Sipas policisë, shkak për nisjen e procedimit është organizimi i protestave të paligjshme dhe pa lejen e organeve kompetente.