TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme, në emsionin “Top Show” të Alban Dudushit, u inskenua një i ashtëquajtur dialog mes studentëve protestues dhe kryeministrit Rama.
Në fakt, ky “dialog”, u demaskua qysh në fillim, kur u identifikuan Fresh-istët që po mundoheshin maksimalisht të merrnin rolin e studentëve të indinjuar, që pyesin kryeministrin dhe dialogonin me të,. Njëri prej Fresh-istëve, e pranoi këtë fakt duke e deklaruar para kamerave, se është koordinator në Fresh, madje edhe mjaft aktiv në këtë grupim, por se ka edhe shqetësime si student, ndaj kishte pranuar të shkonte në Top Show.
Gjatë ditës së sotme, pati një insistim të jashtëzonshëm, që kjo shfaqje e shëmtuar të zhvillohej pikërisht në Top Channel dhe konkretisht në emisionin “Top Show”, të Alban Dudushit, edhe pse shumica e studentëve, e kanë kundërshtuar dialogun dhe negociatat me kryeministrin, duke e konsideruar absolutisht të pamundur uljen ne bisedime, me njeriun pergjegjës për problemet që këta studentë protestues, identifikojnë sot.
Për Edi Ramën, i cili sot gjendet në vështirësi të jashtëzakonshme, përballë turmave që nuk po arrin me asnjë mënyrë ti kontrollojë, dialogu dhe ulja në tryezë për cfarëdo bisedimi, do të ishte një mundësi për frymëmarrje. Kjo është edhe arsyeja përse makineria e propagandës qeveritare, kishte zgjedhur pikërisht këtë mënyrë, për të inskenuar një dialog që nuk ekziston.
Rama, tregoi një durim të hekurt, për ta përfunduar shfaqjen deri në fund, edhe pse nuk është në karakterin e tij, të dëgjojë, qoftë edhe kritika apo përplasje të stisura.
Por, a mundi Dudushi dhe Top Channel ta ndihmojnë Edi Ramën?
Gjasat që shfaqja e Ramës, të ketë patur sukses për të ndalur protestat apo për të ulur studentët në tryezë, janë të pakta. Kjo sepse sot, edhe pse propaganda është në kulmin e vet, të gjithë e kuptojnë se lëvizjet e kryeministrit, janë ato të një njeriu që gjendet në hall. Studentët protestues e dinë, se Rama është i gatshëm të premtojë cdo gjë, vetëm që ata të largohen sa më parë nga rruga. Ndaj, cirku në studion e Dudushit, pavarësisht performancës së kuruar të kryeministrit, ka pak gjasa të sjellë sprapsjen e studentëve.
Kryeministri Rama, duhet të zgjidhë problemet e studentëve të vërtetë dhe të plotësojë kërkesat minimale që ata kanë shtruar. Sajesat e dialogjeve me Fresh-istës besnikë të PS-së, janë të thjeshta për t'u demaskuar.
Dita e nesërme dhe numri i protestuesve që do të rikthehen në rrugë, pritet të tregojnë efektin e vërtetë të shfaqjes së Edi Ramës në Top Show, por ajo që dihet me siguri, është që veglat mediatike të Ramës, po i qëndrojnë besnike kryeministrit edhe në ditët e tij të vështira.
/TPZ.AL/