TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin ‘Top Show’, në një përballje me studentët. Drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi ka bërë të ditur detajet e organizimit të emisionit.
Alban Dudushi tha se lancimi për një përballje mes kryeministrit Rama dhe studentëve u bë që një ditë më parë, dhe se përmes një platforme u ftuan studentët të aplikonin për të qenë pjesë e emisionit.
“Ne më në fund e realizuam sot në darkë këtë emision. Të gjithë studentët janë të ardhur përmes asaj platformës”, u shpreh gazetari Alban Dudushi.
Gjatë protestës së sotme studentët u shprehën se ata të cilët do të jenë përballë kryeministrit Rama në emision nuk i përfaqësojnë ata.