AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 23:04

Skandal? Edhe tek Rudina socialistia futet e maskuar si protestuese

Skandal? Edhe tek Rudina socialistia futet e maskuar si protestuese

Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “ Dritare me Rudinën”,

ish-zv.ministri i Arsimit , Taulant Muka ka zbuluar se një nga të

ftuarat në studio, e prezantuar si studente, punon juriste pranë

Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Komentin e Mukës e lexoi, edhe drejtuesja e emisionit, gazetarja

Rudina Xhunga, duke sjellë edhe debate në studio deri në largimin e

juristes.

“Më ke ardhur për studente, por ti punon në ministri. Ti përfaqëson

ministrinë. Unë mendoj që nuk mund të jesh në studio, pa të fyer

fare”, i tha Xhunga, teksa i kërkoi largimin nga emisioni.

Më herët juristja e zbuluar nga Muka, si Adelina Laci tha se ka

mbaruar dy fakultete, atë të Gjuhë-Letërsisë dhe Drejtësisë.

“Jam shumë e qetë, jam juriste me kontratë, jam futur me studentët

që kanë fituar përmes praktikave të punës. Kam mbaruar dy

fakultete, Gjuhë-Letërsi dhe Drejtësi. Unë Drejtësinë e kam fakultet të

dytë, dhe kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Nuk më është

dashur të hy dy herë për të marrë një provim. Mesatarja ime është

9.8”, tha ajo.