AKTUALITET, 26 Maj 2018, 09:37

Protesta e opozitës/ Shfaqet simbolika e parë, ja çfarë mban në dorë Rama

Opozita do të protestojë sot në orën 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kreu i opozitës dhe aleatët e tij opozitarë u bënë thirrje shqiptarëve të bashkohen për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, 17 ditë pas denoncimit të parë që bënë nga selia blu për dosjen e vëllait të tij, të dënuar nga drejtësia italiane me 7 vjet e dy muaj heqje lirie.

Ora 09:26/ Shpaloset simbolika e pare e protestes

Në Sheshin Skënderbej shfaqet statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.

opozita

Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

opozita1

Një simbol tjetër i shpërfytyrimit të Drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të Drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë.

Peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe parave të tyre të drogës, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësia politike e Edi Ramës.

Ora 09:00/ Ja sa protestues jane nisur nga rrethet 

LSI njofton per numrin e protestuesve te nisur nga rrethet, konkrerisht: Qarku Korce 2000. Qarku Elbasan 3000. Qarku Berat 3000. Qarku Durres 2500. Qarku Vlore 1500. Qarku Gjirokaster 1500.

Nderkohe sipas gazetarit te Panorama, nga Shkodra, referuar burimeve nga PD e Shkodrës janë nisur rreth 5000 protestues të organizuar. Nga Dibra, mesohet se jane nisur mbi 1500 protestues.

Ora 07:30/ Nisen makinat nga rrethet

Nga Shkodra po vijne me dhjetera makina qe mbajne parrulat me zhargonin e Agron Xhafajt, qe njihet ne Vlore me titullin pasha. “Na prit pasha! Pasha po vijme! Kush eshte pashai.