AKTUALITET, 26 Tetor 2019, 20:03

Interi nuk përfiton nga barazimi i Juventusit, vetëm një pikë me Parmën

Interi nuk përfiton nga barazimi i Juventusit, vetëm një

Interi nuk ka arritur të përfitojë nga barazimi i Juventusit në Leçe për të rimarrë kreun e renditjes në Serie A.

Skuadra e Kontes barazoi 2-2 në San Siro me Parmën, në një ndeshje mjaftë emocionuese. Pjesa e parë e takimit dhuroi një spektakël të vërtetë pasi në 7 minuta u realizuan tre gola.

Në fillim shënoi Kandreva për vendasit por Parma arriti të kthejë gjithçka për 4 minuta me gola të Karamo dhe Zhervinjo.

Me fillimin e pjesës së dytë u duk se Interi do ta kthente ndeshjen në favor të tij pasi vetëm pas 6 minutash nga fillimi i pjesës, Lukaku gjeti golin e barazimit. Por megjithëse Interi dominoi në minutat e mbetura nuk arriti të gjejë golin e fitores.

Kështu që skuadra zi-kaltre mbetet në vendin e dytë, 1 pikë ndaj Juventusit kryesues.