AKTUALITET, 24 Nëntor 2020, 15:55

Propozimi i mjekëve në takim me Bashën: Të hapen reparte oksigjeno-terapie

Propozimi i mjekëve në takim me Bashën: Të hapen reparte

Një grup mjekësh është duke zhvilluar një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ku në qendër të diskutimeve është përballimi i situatës së pandemisë së koronavirusit.

Dy mjekë të pranishëm në takim, Lutfi Lisha dhe Edlira Beqiri, thanë se është e nevojshme që spitalet rajonale të hapen edhe për pacientët me koronavirus.

Mjeku Lisha tha se pasi Ministria e Shëndetësisë ndaloi përdorimin e bombolave të oksigjenit në banesë, është e nevojshme të krijohen ambiente të veçanta, vetëm për ofrimin e oksigjeno-terapisë.

"Situata është shumë serioze. Diagnostikimi i rasteve është në vlera të ulëta., tamponët janë e vetmja metodë. Teoria që me tamponët nuk kanë pasur sukses të shteteve të tjera nuk është e saktë, se nëse ka rezultuar efektive pse nuk ndalojnë bërjen e tamponëve. Si do të rimbursohen, nëse nuk janë diagnostifikuar me COVID dhe diagnozë është vetëm tamponi. Ndalohet përdorimi i oksigjenit në shtëpi, parimisht dakord. Por për shkak të situatës njerëzit e kanë të nevojshme të përdorin oksigjeno-terapinë, sofizma të tilla janë të papranueshme. Të krijohen reparte ku nuk janë nevojë për ndjekje intensive nga staf mjekësor, por pacientët që kanë nevojë për oksigjeno-terapi, me një mjek me njohuri të përgjithshme do ishte e duhura", tha mjeku.

Mjeku tjetër tha se “Jam dakord, mund të hapen spitalet rajonale dhe ta ofrojnë këtë. Duhet të hapen siç janë, me infrastrukturën që kanë. Për të lehtësuar edhe atë mbingarkesën që kanë spitalet Covid 1,2,3”.

Mjeku Leon Shpataraku tha se vendi ynë po ndjek një taktitë të gabuar, duke i çuar pacientët që vijnë nga rrethet 15 ditët e para të muajit në Infektiv, dhe 15 ditët e dyta në Sanatarium. Kjo gjë shkakton ngarkesë dhe ndaj Shpataraku insistoi dhe i mshoi asaj që tha më herët mjeku Lisha, për vënien në punë të spitaleve rajonale. Sipas tij të gjithë kërkojnë të vijnë në kryeqytet dhe ndaj kjo krijon fluks të shtuar.

"Mosaktivizimi i spitaleve rajonale është negative është defekt. Pse? Sepse këtu është bërë një ndarje e rasteve, 15 ditëshi i parë i muajit vijnë pacientët nga rrethet e shkojnë të Infektivi, në 15 ditëshin e dytë shkojnë të Sanatoriumi. Nëse do kishim testim në masë atëherë do kishte më shumë kujdes nga vetë të sëmurët. Mendoj që kjo ndarje nuk është e drejtë pasi mendoj që fluks duhet të kishim vetëm me rastet e rënda.

Duke futur në lojë spitalet rajonale, duke bërë testime, testohet individi, kapet vatra, ndalohet fluksi. Na marrin një dy a ta bi në Tiranë? Po si me e sjell në Tiranë? E këtu s’ta merr njeri përsipër. Vatra më e madhe thonë dhe mediat është Tirana. Nëse do hynin në lojë spitalet rajonale gjendja do ishte ndryshe. Reanimatorët nëpër rrethe rrinë kot, për një apandesit vjen ai nga Saranda. Marrin në telefon thonë dyshohet. E o burra në Tiranë. Tiranë Tiranë Tiranë. Ka ardhur këtu i është bërë tamponi dhe ka dalë negativ. Duhet të frenohet fluski që vjen drejt Tiranës, s’ka ç’a bën dhe po të hapet covid-3, 4, 5. Protokolli tani është i qartë s’ka nevojë për ndonjë shkencë", tha Leon Shpataraku.

Ndërsa mjeku Lisha propozoi që "Duhet të bëjmë një strategji për ta përmisuar situatën. Nëse do kishte kapacitete 4,5,6 do ishte mirë, por s’ka mundësi. Ne s’kemi spital rajonal në Tiranë, kemi vetëm kombëtar".