TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka ka paguar 5 mijë dollarë dhe ka dalë nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë, ndërsa për Arben Carën bashkëshortin e gjyqtares, Nejton Balin, Klaudio Zhillen dhe avokatin Skënder Damimi janë lënë e fuqi masat e sigurisë të dhëna më herët. Damini është në arrest në shtëpi, të tjerët në burg. Ajo akuzohet se ka marrë ryshfet për lirimin e një trafikanti
Ky vendim ishte kundërshtuar ashpër nga Margjeka, edhe seancën e kaluar. Ajo ka "shpërthyer" në akuza duke thënë se e gjitha akuza është politike, e planifikuar për t'i dhënë fund karrierës së saj, pasi në zgjedhjet e 30 qershorit, refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit, e cila qëndroi disa muaj në detyrë pas zgjedhjeve të 2019. Teksa ka tentuar t'i shpjegojë medias të vërtetën sipas saj, ajo është përplasur me policët të cilët nuk e kanë lejuar të flasë.
Përveç mandatit të kryebashkiakes Sako, gjyqtarja tha se kishte në dorë një dosje për trafik droge, ku bëhej fjalë për 8 ton drpgë në kalimin e të cilave akuzoi se ishte i përfshirë një drejtor Kufiri. Margjeka tha se për këtë dosje u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit, i cili sipas saj fuste drogën. Në krah të saj është avokati Genc Gjokutaj. Ai i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të vendosë në funksion menjëherë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese në mënyrë që të bëjnë rekurs lidhur me çështjen e gjyqtares.