TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Pogradecit ka arrestuar një 41-vjeçar të shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte goditur me sende të forta një 60-vjeçar në Fshatin Buçimas, rreth tre muaj më parë.
Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një 27-vjeçar cili dyshohet ka kërcënuar nënën e tij 53 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Pogradec, Korçë/ Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. P., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 23.11.2020, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 06.08.2020, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku 41-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte e sende të forta shtetasin B. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Buçimas.
Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Xh., 27 vjeç, banues në Pogradec, pasi ky shtetas, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kanosur dhe kërcënuar nënën e tij, shtetasen F. P., 53 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.