TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Reja ka marrë fitoren e parë në krye të Shqipërisë. Kuqezinjtë tanë triumfuan në “Elbasan Arena” përballë Moldavisë me rezultatin 2-0. Kanw mjaftuar golat nga Sokol Cikalleshi dhe Ylber Ramadani që të marrim tri pikët e plota.
Ndeshja nisi shumë më mirë për Shqipërinë, që e dominoi të gjithë pjesën e parë. Hysaj dhe Sadiku kishin raste të mira, si dhe një penallti që nuk u akordua në favor tanëve. Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me Shqipërinë që kërkoi në çdo sekond golin. Edi Reja bëri zëvendësimet e duhura, duke aktivizuar Cikalleshin dhe Roshin. Ishin pikërisht këto dy futbollistë që kombinuan me njëri-tjetrin, duke shënuar golin e pare të sfidës.
Në minutat e fundit, Ramadani do të shënonte golin e dytë për kuqezinjtë tanë, pasi mposht portierin moldav me një goditje nga jashtë zone, duke hipotekuar fitoren e Shqipërisë.
EURO 2020, kualifikuese
“Elbasan Arena”, Elbasan
Shqipëri – Moldavi 2-0
Cikalleshi 66′, Ramadani 90+2′