TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë mëngjesin e sotëm në Tropojë pasi ka kanosur me armë kushëririn e tij.
Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri kushëririn, shtetasin R.A., 57 vjeç, banues në fshatin Kasaj, Tropojë.
Mbi 62-vjeçarin rëndon akuza për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Njoftimi i Policisë:
Kanos me armë zjarri kushëririn, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin Z.A., 62 vjeç, banues në fshatin Kasaj, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Kasaj, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri kushëririn, shtetasin R.A., 57 vjeç, banues në fshatin Kasaj, Tropojë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e armës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.