TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Krujë mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ndodhi në qendër të Krujës, ku dy mjete tip “Benz”, një me targa AA 828 UF dhe tjetri me targë AA 772 VD janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për shkak të përplasjes së fortë, janë plagosur shtetasit Sabah Tupi dhe Urim Dauti. Tupi është dërguar në Spitalin e Traumës pasi ka marrë plagë më të rënda, ndërsa shoferi tjetër po merr mjekim në Spitalin e Krujës.
Dyshohet se një prej mjeteve ka qenë me shpejtësi të madh, por policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.