TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është gati e konfirmuar se Elseid Hysaj nuk do vazhdojë të jetë pjesë e Napolit për sezonin e ardhshëm. Shkodrani nuk i pëlqen Ancelottit dhe largimi është zgjidhja më e mirë. Mediet italiane raportojnë se klubi italian ka gjetur akordin me Atleticon e Madridit për shitjen e tij.
Kështu, Hysaj sezonin e ardhshëm do të jetë nën urdhërat e një trajneri si Simeone. Atletico po zhvillon një projekt gjigant, duke investuar mjaft në merkato dhe ylli i kombëtares tonë pritet të jetë pjesë. Duhet të themi se ky është një hap gjigant në karrierën e Elseidit, pasi do ketë mundësinë të luajë në një nga kapionatet më të fortë në botë.
Duhet të themi se stili i Hysajt përshtatet mjaft me mënyrën agresive të lojës së Simeones. Vlera e operacionit nuk bëhet e ditur, por pritet të jetë pak mbi 25 milionë eurot. 25-vjeçari do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i klubit madrilen në orët e ardhshme.