TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agim Karagjozi do të mbahet mend për shpirtin atdhedashës, që shërbeu si frymëzim për anëtarët e Vatrës dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Vatrës në Amerikë, Agim Karagjozi
Është ndarë nga jetë në moshën 92-vjeçare ish-Kryetar i Vatrës dhe president nderi i saj, Agim Karagjozi.
Lajmin e trishtë e ka dhënë në facebook ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber.
“Këto ditë ndërroi jetë nē Long Island në NY, Zoti Agim Karagjozi, President Nderi i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, ndërkohë dy dekada me rradhë ai ishte dhe kryetar i saj. Shqiptarët e Amerikës humbën një personalitet të shquar, patriotin dhe veprimtarin e njohur i cili la pas një emër të nderuar, përkushtimin për “vatranët” dhe të gjithë diasporën shqiptare, dashurinë për dheun amë dhe porosinë që ato të çohen më përpara nga të gjithë. Shqipëria e kishte vlerësuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” e medalje të tjera, kurse Ambasada jonë në Uashington e ndiente si bashkëpunëtorin dhe mikun e urtë që tashmë është larguar nga kjo jetë përgjithmonë. Puna dhe aktiviteti i tij janë një përvojë e çmuar dhe frymëzim për të gjithë”, shkruan ambasadorja shqiptare.
Agim Karagjozi shkoi në SHBA në vitin 1956, pasi kishte përfunduar studimet në Robert College të Stambollit për inxhinieri elektrike.
Ai nisi të aktivizohet në Federatën Panshqiptare Vatra duke filluar nga viti 1960 dhe ka qenë kryetar i saj në vitet 1992-2010.
Në mars 2010, për arsye shëndetësore, ai dha dorëheqjen si kryetar dhe Vatra e zgjodhi president nderi.
Agim Karagjozi do të mbahet mend për shpirtin atdhedashës, që shërbeu si frymëzim për anëtarët e Vatrës dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan.